Category: Filma


  • Gjatë vitit të kaluar, mijëra familje kanë humbur të dashurit e tyre nga pandemia! Sigurisht që vdekja është një proces i pandalshëm, por vdekja nga vdekja ndryshon, ndonëse dhimbja është rrënuese! Trajtimi i kësaj dhimbjeje, periudha pas humbjes së një anëtari të familjes kërkon qasje profesionale psikologjike, varësisht prej shkallës së traumës që shkakton. Nuk…

  • Pse nuk shkruajmë letra? Për shkak se dinamika e jetës na shtynë që të marrim përgjigjet, dhe të përshpejtojmë gjithçka nga frika që mbetemi mbrapa?! “You can’t just sit there and put everybody’s lives ahead of yours and think that counts as love.” Disa gjëra sa më shumë që flenë, aq më të qarta bëhen,…

  • Janë disa ëndrra në të cilat e dimë që jemi në ëndërr. Janë disa ëndrra tjera që na duken aq të vërteta sa që na bëjnë të ndjehemi që po çmendemi, dhe gëzohemi kur hapim sytë dhe e kuptojmë që ishte ëndërr. Por, më të këqijat janë ato përralloret, ku gjithçka është e përkryer, e…

  • Shumë njerëz e urrejnë të hënën, por për vete e urrej të dielën, sidomos të dielën pasdite, edhe atë kur ekipi im, apo ndonjë ndeshje e madhe luhet në 20:45! Që nga fëmijëria e diela ka qenë e lodhshme – prindërit përgatiteshin për javën e punës, ne duhej të laheshim, planifikonim ku të pyeteshim, edhe…

  • Hitchcock + Stewart + një bionde = kryevepër Disa vite më parë kam përmendur ‘Rear Window’ si një nga shumë kryeveprat e Alfred Hitchcockut! Shumë paralele të atij filmi do të mund të hidhnim, sipërfaqësisht, duke u bazuar në fjalinë e parë, me ‘Vertigo’. Tek Vertigo, James Stewart luan rolin e një detektivi policor i…

  • Gary Oldman ka një performancë të shkëlqyeshme në këtë film, sidomos në pjesën e parë të filmit kur ‘merret’ me familjen e Mathildas. Sjellë mu atë antagonistin me çrregullime mendore, i cili bën akte makabre duke luajtur Bethovenin! Sigurisht që ai do të kthehet para syve tanë edhe në çaste tjera, të cilat janë më…

  • One Ring to rule them all, One Ring to find them, One Ring to bring them all and in the darkness bind them Tetë minutat e parë, sjellin tërë historinë se çfarë na pret në 220 minutat e mbetur (versioni i gjerë) të historisë së Zotit të Unazave. Dhe çfarë historie është kjo se! Edhe…

  • Alvy Singer është një dyzetvjeçar dy herë i divorcuar, neurotik, stand-up komik, çifut, në Nju Jork, i cili buzë krizës së moshës së mesme na tregon se si ia ‘doli’ të prishë njërën ndër lidhjet më të mira në jetën e tij, me Annie Hall. Pra, është një rrëfim i Alvyt për Annie, një rrëfim…

  • ‘Mad Max: Fury Road’ është arsye e mjaftueshme për të nisur trilogjinë e filmave të ‘Mad Max’, nëse nuk e keni bërë këtë më herët. ‘Fury Road’ ruan shumëçka nga origjinalja, dhe i përshtat ato me kushtet teknologjike të dekadës së kaluar, duke shtuar edhe një kastë aktorësh të suksesshëm që përshtaten me atë ritëm…

  • Filmi të prishë! Dhe prishjen nga filmi e konsiderojë si prishje nga rendi ‘normal’ i shoqërisë, dhe një pasuri personale për mua. Njëri nga këta prishësit, me një kontribut të madh, ka qenë ‘The Lost Weekend’. Filmi sjellë Don Birnamin, një alkoolik i kamotshëm, i cili ka lënë alkoolin tash e dhjetë ditë, por epshi…