Pas lindjes së bijës së tyre, Kiarës, Simba dhe Nala shkojnë në kërkim të një vendi të përshtatshëm për lindjen e luanit të dytë!
Kiara u mbetet Timonit dhe Pumbës, e me ardhjen e Rafikit fillon edhe tema e filmit – historia e gjyshit të Kiarës, Mufasës, që nga ditë e fëmijërisë, të cilën histori do ta rrëfejë Rafiki e neve si shikues na vjen me një film “artistik,” me format që nuk është asgjë më pak se ofendim i artit të vërtetë të “Lion King” dhe krejt filmat legjendarë në këtë format.
Problemi im është me këtë “live-action,” që po u japin “jetë artificiale,” karaktereve të cilat kurrë nuk do të mund të kalojnë cilësinë dhe ndjenjat që na japin vizatimet.
Historia e Mufasës është intriguese, goxha mirë e zbërthyer, por në vend të këtij filmi do të preferoja ta dëgjoja si një përrallë duke ia lënë vetes të imagjinoj fëmijërinë e luanit më të mirë në film!
Filmi shkon gati në dy orë, pak rrëshqet nga një muzikal, edhe humbet rrugës me një tentim “gjithë-përfshirjeje moderne,” që humb sinkronimizin e zërave të karaktereve me emra si Seth Rogen e Donald Glover të cilët thjesht nuk janë për këtë film!
I dëshpëruar më shumë se i inatosur nga kjo histori me potencial të madh të shndërruar në një realizim që nuk i bën nder karaktereve e historisë së filmit origjinal. Përralla do të ishte më e mirë. Nota personale: 3/5

