Pas misionit të parë, gjenerata e diplomuar nën komandantin Erik Lasard janë në një pozitë të keqe – duket se fondet janë sosur dhe në qytet mund të jetë vetëm një Akademi Policore.

Për të ruajtur institucionin Lasard duhet të bëjë gjithçka për të bindur guvernatorin që akademia është superiore, ndonëse ky i fundit si gjithmonë ka plane të kundërta sabotuese.

Kështu që gjenerata e “artë” e Akademisë kthehen për të rekrutuar kadetë të rinj që të dëshmojnë se janë akademia më e mirë në qytet, me secilin nga karakteret e asaj gjenerate në element të tij, si është më së miri, me plot skena komike e të qeshura që janë në të njëjtin nivel si më parë, duke ofruar gjithçka që mund të presim nga kjo seri filmash.

Mahoni është ende Mahoni, armiku më i madh i Mauserit, i cili ende qëllimin kryesor e ka si një shqiptar i prapambetur, të bëhet sa më i keq që është e mundur.

Kullalart ka njërin nga prezantimet më të “çarta” në film, për të vazhduar me veprimet e tija nga “lartësia,” si në tokë ashtu edhe në ujë, Takëllberri ende mikun më të mirë e ka armën, të cilën e shfrytëzon në një skenë goxha komike kur provon ta ndihmojë një plakë, Xhonsi pos gojës në këtë film shfrytëzon edhe dorën si dylbi, Huksja e vogël ka goditjen përfundimtare, e versioni femër i Takëllberrit, Kallahan vetëm sa është edhe më e trentë se ai.

Të kënaqin edhe karakteret e reja, nga rokeri a çka është Zed komandanti me gjuhën e tij të pakuptueshme, te Çaksheqeri i cili pos që sjell njërën nga skenat më komike kundër shkurtësisë së tij, ka një harmoni të shkëlqyeshme skenike me Zedin, duke e bërë të jenë njëra nga historitë dytësore më komike në film që ndërtohet goxha mirë.

Dhe pastaj, shefat, nga Lasard te Hërst e guvernatori.

Është fund e krye të qeshura, komedi e lehtë, që kënaqë gjithsecilin, fund e krye. Nota personale: 5/5