-
Dekada e parë e këtij shekulli ka qenë e mbushur me filma parodi të filmave tjerë të ndryshëm. Qasja e parodisë, përqeshjes që i kanë bërë filmat e këtij zhanri filmave tjerë ka qenë e ndryshme, nga tentimi për një satirë me ndryshime e zhveshje të seriozitetit të temës deri te një rënie në atë…
-
Gilberta Alvarez, Gjigji, është një vajzë e re parisiene, e cila rritet nga gjyshja e saj. Ndonëse jeton e lirë, familja e saj pret që ajo të ndjekë traditën për gratë e rrethit të tyre social, dhe tezja Alisia merr përsipër edukimin e saj në mirësjellje, modë, dhe gjithçka që duhet për t’i shtruar rrugën…
-
Vëllezërit Russo te ky film sjellin Bourne-in e tyre, veçse duan ta bëjnë më kompleks, më interesant, më eksploziv, dhe krejt këtë duan ta bazojnë në novelën e Mark Greaney. Te kjo novelë, Sierra Six është një operativ i suksesshëm i CIA-s, i cili rekrutohet nga një burg dhe kryen disa misione shumë efektive për…
-
Gati njëqind vite më parë, Xhejmsi dhe Stjuarti, ndihmuar nga Edi, ndjekin ëndrrën e kahmotshme pas shumë dështimeve për të gjetur “bosin” e tyre. Pasi kanë kaluar disa periudha të dështuara me “bosa,” Xhejmsi dhe Stjuarti vendosin që është koha për të bërë film. Por, për të qenë në hap me kohën kur filmi fillon…
-
Njëri nga filmat më “demillesk” nëse mund t’i quajmë është ai për Samsonin dhe Delilah, një tjetër rrëfim biblik, që tregon për historinë e një dashurie të ndaluar, që do të duhej të tejkalonte shumë barriera, e që do të bëhej edhe një themel për shumë histori tjera që do të vinin në formë arti…
-
Kush kqyr dokumentarë ma? Dhe ashtu siç ka thënë njëri nga “inovatorët” e AI-së, tash po futemi në kohën e IQ-së së ultë, por ne në Kosovë kemi qenë në këtë epokë prej kushedi kur. Është viti 1957, dhe në Virgjinën Perëndimore, në një vend të quajtur Coalwood, që mund ta përkthejmë qymyrdru, jeton Homer…
-
Mund të themi lirshëm që ky është filmi më i mirë që ka bërë Martin Scorsese ndonjëherë, po mos ta dinim karrierën e tij të pasur. Prandaj, përkundër që është i përkryer në çdo aspekt, “The Departed” mbetet njëri ndër filmat më të mirë të Scorsese. Filmi ndërton tension që shtjellohet në detaje, me përpikëri,…
-
Në plan të parë dukej interesante tema. Në fillim të viteve 1980ta, Imon Suini, një gangster irlandez i njohur si udhëheqës i “westies” ka bërë marrëveshje me familjen e njohur kriminale italiane, Gambinot, që të mund të marrin një pjesë nga biznesi i ndërtimtarisë. “Çiraku” i tij, Xhimi, i cili udhëheq skuadrën bashkë me Mikin,…
-
Për fansat e Ana de Armas, jo medoemos kinematografisë, ky është ndër filmat më të bukur të aktores. Që nga skena e parë, kur pret burrin e saj në shkallët e hyrjes, Ana de Armas vë në funksion bukurinë dhe sensualitetin e saj duke marr përsipër rolin që i ngarkohet, dhe të cilin e kryen…
-
Ideja që të bëjnë filma për një karakter të njohur, pa shtjelluar si duhet temën, pa i gjetur një qëllim që do të lidhte audiencën me filmin, dhe me krejt universin që rrethon karakterin kryesor po i kushton DC-së. Mbi të gjitha, po i kushton tentativa për të kopjuar Marvelin. Supergirl, Kara Zor-El, kushërira e…










