-
Është padrejtësi që ky film shpesh mbetet larg listës së filmave më të mirë të Martin Scorseses. E vetmja anë negative e këtij filmi mund të jetë kohëzgjatja që i afrohet tri orëve, gjatë së cilës kohë do të mund të kishte më shumë hapësirë për historinë e përgjithshme të ngjarjeve që shtjellohen, larg misionit…
-
Njëra ndër meloditë më të njohura në film, që e bën Ennio Morriconen legjendën që është, tregon më së miri temën e këtij filmi, dhe ndoshta krejt zhanrit. “Shpageta perëndimore,” ngjashëm si filmi që përmbledh historinë e tri personazheve me mbiemra të kundërt, është një kombinim i dy ekstremeve të filmit. Ashtu si kënga që…
-
Duhen muaj e shpesh edhe vite nga koncepti deri te premiera e një filmi i cili mezi zgjat 2 orë. Mbrapa një vepre arti, a çfarëdo pune tjetër qoftë, nga ndreqja e lavatriçes deri te përgatitja e një ushqimi në restorant, janë vite mësimesh e gabimesh që ende vazhdojnë pasi gjithçka është një proces i…
-
“Zullumi këputet prej së trashi.” Kjo fjali e pleqve ka shumë kuptim në vete, tregon diçka që në realitet është pothuajse e pamundur, në aspektin filozofik tregon atë që ndodh nëse diçka shkon kundër ligjit të natyrës, e që supozohet se është mirësia. Askush më shumë se Martin Scorsese nuk ka bërë për të sjellë…
-
Kurrë NBA nuk ka qenë më e kotë. Shumica e ndeshjeve i ngjajnë pjesës all-star të tresheve, me time-out që zgjasin sa krejt një çerek loje. Shyqyr që po i kemi këto seritë jodokumentare, që pas Winning Time për historinë e LA Lakers, tash kemi një seri të vendosur në një univers paralel, por që…
-
Nganjëherë, më duket se krejt kjo jetë është si test që kemi ndaj vetvetes ndaj rrethinës, paragjykimeve, dhe reagimeve tona ndaj gjithçka që na rrethon. Shumë lehtë jemi paragjykues ndaj gjërave e ngjarjeve të caktuara, kryesisht bazuar në definicionet e gatuara nga tjerat që i konsumojmë pa sfiduar racionalitetin që kanë mbrapa, pa gjetur arsyen…
-
“Bota është vend i mirë, dhe ia vlen të luftohet për të.” Në rilindjen artistike të David Fincher, Morgan Freeman luan një rol detektiv një javë para pensionimit, të cilit për koleg i vjen Brad Pitt, në fillim të karrierës së tij si detektiv, dhe më kryesorja si aktor i talentuar, jo vetëm një fytyrë…
-
“Tre autobusa musht u nisshin në pesë të sabahut, të fundit u kthefshin në 11 të natës.” Janë rrëfime si këto që tregojnë hovin ekonomik të komunizmit në vendin tonë me fabrikat e shkollat që vlonin nga punëtorët e nxënësit me shpresën për një të ardhme të ndritur. Nuk kanë faj kur pleqtë flasin me…
-
Katër plaka në një shtëpi në Majami kalojnë vitet e arta të jetës kur shpalljes së Blanshë në gazetë i përgjigjen Roza, dhe Dorothi me nënën e saj, Sofinë, e cila kërkon një strehë, pasi është djegur shtëpia e pleqve. Duke e njohur Sofinë, nuk është larg mendsh që ajo t’i ketë vënë flakën shtëpisë…
-
Problemi më i madh i njeriut, dhe burimi i shumicës së problemeve tjera është mospërballja e tij me vetveten! Injorimi i shumicës së emocioneve, përfshirë edhe pendimin, është një lloj injorance që mund të shkaktojë më shumë dhimbje se sa përballja me pendimet se çfarë do të ishte sikur të bëhej vazhdimi i tretë i…








