Kejt ka një fermë kuajsh që mezi e mban dhe në anën tjetër ka burrin e divorcuar që nuk i beson ideve të saja si për biznes ashtu edhe për rritjen e bijës së tyre, e cila ka probleme me narkotikë. Kur Kller, e bija pra, vjen një ditë në shtëpi, ajo sjell me vete…
Më në fund po e shohim atë që duhej ta shihnim shumë kohë më parë – Robert De Niron kundër Robert De Niros. Në fakt, Robert De Niro duhet t’i luajë të gjithë shefat e familjeve kriminale amerikane, jo vetëm Vito Xhenovezen e Frank Kostellon. Për këtë të dytin, për shkak të Elvis Costellos, disi…
Përkundër që jam “buf” i historisë dhe filmave “paraprak,” filmi i tretë i Kingsman nuk arrin të përçojë kënaqësinë që e kanë ofruar dy të parët. Arsyen për këtë ndoshta e gjej te mungesa e “çoroditjes” dhe aksionit që japin dy filmat e parë, dhe harmonia skenike që kanë karakteret në ata filma. Të dyja…
Në natën e fundit të pushimeve verore të vitit 1962, Kërt dhe Stivi, dy maturantë gjatë shëtitjes me vetura, takojnë miqtë e tyre, Xhonin dhe Terrin, në atë që del të jetë një natë e adoleshentëve që shëtisin me vetura, pa ndonjë qëllim të qartë a përfundimtar, me udhëtime që shpesh devijon nga plani i…
Rocky II është më shumë romancë se sa që mund të jetë Die Hard film festash! Krejt historia e Roki Balboas është më shumë romancë e histori familjeje se sa një film për një boksier i cili tejkalon gjithçka për të arritur në majat e suksesit në mënyrë të ndershme falë punës dhe sakrificës. Pas…
Ose siç është origjinali, “Köyden Indim Sehire” tregon historinë që të gjithë ne që kemi pasur mësues para lufte e kemi dëgjuar. Një herë, një baba mblodhi fëmijët përreth dhe u tha se kishte fshehur një qyp me lira në arë. Kështu, fëmijët e tij lëruan e punuan arën pa nda në kërkim të qypit,…
Filmi i dytë i “Piratëve të Karaibeve,” mund të quhet si filmi i Johnny Depp, me krejt vëmendjen të përqendruar në të, si në asnjë film tjetër të franshizës. Vëmendja mbi të është edhe nga Davy Jones, i cili qysh në fillim e vë në cak me mesazhin nga Bill Turner, historia e të cilit…
Moti kohë nuk jemi përmendur në filma, dhe prandaj me të filluar “Deep Cover,” aty janë shqiptarët në rolin e mafisë britanike. Filmi sjell tre veta që synojnë të bëhen komikë, dhe kur karriera e tyre nuk shkon sipas planit, ata vendosin të shfrytëzon talentin e tyre për të improvizuar karaktere në operacione të vogla…
Shumë më plasin njerëzit që ankohen pse tjerët nuk lëvizin me “ritmin” e tyre, për shembull këta që vesin “pse s’po martohesh?” Secili prej nesh e ka një rrugë të veten, edhe kur vendos të shoh filmat “Kingsman,” i shikon të gjithë për një javë, edhe mbetet i mahnitur me ta, në vend se të…
Ka ardhur koha të na marrë malli për ato verat kur kalonim jashtë në botën e vërtetë, ku bisedonim e kontaktonim me njerëz, e në dorë mbanim akullore në vend të telefonave, kur ishim njerëz! Nejse, për shumicën, sepse për neve introvertat, nuk ka qenë shumë dallim me sot! Për Sendin dhe Denin ka qenë…