Tërë jetën e pret vajzën e ëndrrave, dhe në momentin kur e gjen dhe gjithçka duket se po shkon mirë, për herë të parë në jetën tënde, ta rrëmbejnë. Edhe atë vjedhësit e bankës/trustit, ku ti punon si asistent! Kjo i ndodh Nejtit, i cili përndryshe njihet edhe si Novokaina për shkak të një çrregullimi…
Riciklim pas riciklimi! Edhe atë, tash po riciklojnë me inspirime nga politika që të ngjanë në ato deklaratat që shanin presidentin amerikan kur flisnin në ceremoni të çmimeve. Captain America e gjen veten në mes të një incidenti ndërkombëtar dhe duhet të zbulojë motivin mbrapa planit global, shkruan në përshkrim zyrtar të filmit, i cili…
Mostrajtimi dhe injorimi i shëndetit mendor për shkak të tabusë dhe keqinterpretimit në rreth shpesh ka rezultuar me pasoja fatale, të cilat me një mjekim adekuat, me një trajtim shumë minor kanë mundur të zgjidhen pa asnjë problem. Tash që filloi maji, do të kemi goxha muhabete për temën e shëndetit mendor si dhe nga…
Nga gjithçka që ka bërë në jetë John Cena, të qenit i padukshëm ka qenë kryevepra e tij! I padukshëm është edhe Riki Staniki, miku i tre shokëve, të cilin të tre e kanë krijuar për të nxjerrë veten nga situata të zorshme, që nga fëmijëria deri kur janë bërë prindër. Rrena i ka këmbët…
Ndonëse pa freskinë e filmit të parë, vazhdimi i historisë së Peter Rabbit, tash me Tomasin dhe Benë të martuar, është goxha interesant, ndoshta edhe më i mirë se paraardhësi. Filmi fillon furishëm me dasmën e të dyve dhe çmendurinë e Peterit para se të t’i kthehet realitetit. Është kjo armiqësia që Peteri dhe lepujt…
Në një të ardhme të afërt kur njerëzimi është shfarosur, në një shtëpi të largët pyjore jetojnë Poli dhe dy djemtë e tij binjakë. Gjersa ditën është një jetë e qetë dhe e zakonshme, gjatë së cilës ata provojnë të gjejnë njerëz tjerë që kanë pasur fatin e njëjtë, me të rënë errësira, duhet të…
Në vitin 2050, Miki i bashkohet një anijeje hapësinore për të kolonizuar një planet të akullt. Në këtë mision, Miki përzgjidhet si pjesë e skuadrës për punë të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë me vdekje, por “e mira” e kësaj është që çdo herë që vdes Miki, një klon i ri do të zë vendin…
Çuditërisht ka qenë ky film i shkurtër me Roscoe Fatty Arbuckle që më ka shtyrë të hallakas më shumë për këtë aktor, i cili del të jetë një pionier i filmave bardhë e zi dhe mentor i Keatonit e Chaplinit. Njëkohësisht kam mësuar edhe arsyen pse është lënë në harresë – skandali i përdhunimit. Te…
Kur e kanë të vështirë t’i futë në rol për shkak të historisë së shthurur që ka kaluar secili nga aktorët kryesorë të cilët duan të ringjallin karrierën me filmin “Tropic Thunder,” producentët vendosin t’i lënë ata në mes të xhunglës, ashtu që aktrimi i tyre të jetë sa më real. Pra është film në…
Zgjoheni në mëngjes, dhe gjëja e parë që dëgjoni janë rrapëllimat e kojshive, boritë e veturave, dhe me të kryer këtë proces të nisjes së “mbarë” të ditës, e gjeni veten të ngujuar në trafik ku çdonjëri provon të shkojë sa më parë në përditshmërinë e kotë të ditës, e nuk ju kujtohet hera e…