Filmat si ky të bëjnë të duash më shumë historinë, dhe vetë kinematografinë si produkt rrëfyes i historisë. Ngjashëm si “Michael” që doli disa muaj para këtij, edhe ky përqendrohet te një periudhë para “shndritjes” së karakterit kryesor për të cilin flet. Këtu kemi George Washingtonin e ri, para se të bëhet “baba i Amerikës”…
Ndoshta po të na motivonte dikush neve sikur Xhimin, i cili duhet të martohet deri në ora 7 në mbrëmje në ditëlindjen e tij të 27të nëse dëshiron të trashëgojë 7 milion dollarë nga një familjar ekscentrik, edhe ne do të martoheshim. Por, ja që jeta nuk është film, pos nëse e bën vetë, e…
Më shumë se dy dekada pas filmit të parë, fantastik, mallkimi i njëjtë prek nënë e bijë, Tesën dhe Anën. Por, kësaj radhe nuk janë vetëm ato dyja që ndërrojnë trupat. Në këtë situatë tash janë edhe dy vajza tjera, e bija e Anës dhe mbesa e Tesës, Harper, dhe shoqja e saj, Lili. Më…
Dekada e parë e këtij shekulli ka qenë e mbushur me filma parodi të filmave tjerë të ndryshëm. Qasja e parodisë, përqeshjes që i kanë bërë filmat e këtij zhanri filmave tjerë ka qenë e ndryshme, nga tentimi për një satirë me ndryshime e zhveshje të seriozitetit të temës deri te një rënie në atë…
Gilberta Alvarez, Gjigji, është një vajzë e re parisiene, e cila rritet nga gjyshja e saj. Ndonëse jeton e lirë, familja e saj pret që ajo të ndjekë traditën për gratë e rrethit të tyre social, dhe tezja Alisia merr përsipër edukimin e saj në mirësjellje, modë, dhe gjithçka që duhet për t’i shtruar rrugën…
Njëri nga filmat më “demillesk” nëse mund t’i quajmë është ai për Samsonin dhe Delilah, një tjetër rrëfim biblik, që tregon për historinë e një dashurie të ndaluar, që do të duhej të tejkalonte shumë barriera, e që do të bëhej edhe një themel për shumë histori tjera që do të vinin në formë arti…
Kush kqyr dokumentarë ma? Dhe ashtu siç ka thënë njëri nga “inovatorët” e AI-së, tash po futemi në kohën e IQ-së së ultë, por ne në Kosovë kemi qenë në këtë epokë prej kushedi kur. Është viti 1957, dhe në Virgjinën Perëndimore, në një vend të quajtur Coalwood, që mund ta përkthejmë qymyrdru, jeton Homer…
Mund të themi lirshëm që ky është filmi më i mirë që ka bërë Martin Scorsese ndonjëherë, po mos ta dinim karrierën e tij të pasur. Prandaj, përkundër që është i përkryer në çdo aspekt, “The Departed” mbetet njëri ndër filmat më të mirë të Scorsese. Filmi ndërton tension që shtjellohet në detaje, me përpikëri,…
Ideja që të bëjnë filma për një karakter të njohur, pa shtjelluar si duhet temën, pa i gjetur një qëllim që do të lidhte audiencën me filmin, dhe me krejt universin që rrethon karakterin kryesor po i kushton DC-së. Mbi të gjitha, po i kushton tentativa për të kopjuar Marvelin. Supergirl, Kara Zor-El, kushërira e…
Secili film e ka kohën e vet, e edhe ky version i “Cleopatrës,” i dyti nga Cecil B. DeMille e ka pasur kohën e tij, dhe atëherë, në kohën e shfaqjes ka qenë më i shikuari në Amerikë. Por, sot, pas gjithë adaptimeve filmike e televizive për mbretëreshën e njohur të Egjiptit antik, ky film…