-
Tre astronautë zgjohen nga hibernimi në udhëtimin e tyre me vite-drite. Anija e tyre kozmike pas defekteve rrëzohet në një liqe në një planet të panjohur, i llogaritur 300 vite-drite larg nga sistemi ynë diellor, e data shënon 25 nëntor i vitit 3978, apo 2006 vite pas nisjes së tyre në vitin 1972. Pasi udhëtojnë…
-
Vëllai i babadimrit është lënë të sorollatet në Nju Jork duke bërë lloj-lloj pune derisa babadimri shijon jetën në Arktik. Larg nga atje, filmi i David Dobkin, me skenar të Dan Fogelman përqendrohet në jetën e Fredit, vëllait të Nikut. Kur has në telashe, Fredi në pamundësi për të paguar lirimin, i kërkon ndihmë vëllait…
-
Mendoj që padrejtësisht është nënvlerësuar sezoni i dytë i True Detective. Edhe pse ka qenë një prodhim i mirë në përgjithësi, fajin e ka bartin dyshja Woody Harrelson e Matthew McConaughey, sepse Colin Farrell, Rachel McAdams, e as Vince Vaugh, po as historia nuk kanë qenë në atë nivel. Prandaj, hezitimi për suksesin e një…
-
Dy yjet e “Oqeanit,” shoqëria e të cilëve i jep jetë atyre filmave, kthehen në diçka “më serioze” edhe një herë pas më shumë se 15 vite në skenë bashkë. Supozoj se puna e Jon Watts, i cili ka bërë Spider-Manët e fundit, duhet të ketë qenë e lehtë marrë parasysh sa natyrale duken dialogët…
-
Shumë e kam mërzi të shoh prapaskenat e filmave, mënyrën si realizohen, e edhe lajme a informata për këtë proces. Sidomos tash me “gjelbërimin.” Mendoj se kjo i humb magjinë filmit si vepër arti dhe është një ndër arsyet që kam urryer të bëj film ndonjëherë! Kjo përfshin edhe ata që xhirojnë skenat e rrezikshme…
-
Zoe Saldana ka disa paraqitje fantastike në film ku vetë mban tërë filmin fund e krye. Pos karrierës së bujshme filmike, edhe në serinë e fundit, “Lioness,” së paku në sezonin e parë ka qenë e hatashme. Pos aktrimit, ajo këtu tregon aftësitë e saja edhe në këndim e vallëzim, e në të cilat shfaq…
-
Harmonia skenike që kanë Steve Martin, Martin Short, e Selena Gomez është ndër bekimet më të mëdha që ka mundur t’i përjetojë një fans i televizionit. Ashiqare duket se kënaqen gjatë realizimit të kësaj serie, dhe kjo veç çka e bën më të këndshme. Përkundër treshes, sezoni disi më shumë është i përqendruar te karakteri…
-
Nga pena e njërit prej emrave më të mirë në film e televizion, Dan Fogelman, vjen njëra nga komeditë më të çmendura, më të marra, më romantike! Që të tria këto, ashtu si titulli, janë të përziera, lëmsh, në këtë film që ka edhe një listë aktorësh që në atë kohë e më pas do…
-
Diku në Afrikë, për të mësuar rrjetën e milingonave a buburrecëve, kanë derdhur tonelata beton a çimento në vrima për të marrë mostrën se çfarë gjendet nën ne. Nga ato që kanë parë, janë mahnitur me rendin dhe përsosmërinë e “qytetit” të tyre që ka gjithçka që u duhet, ndrequr me një inteligjencë që mahnit…
-
Konspiracioni më i madh duhet të jetë që sa më shumë shtypen konspiracionet aq më shumë punohet në zbardhjen e tyre duke harruar konspiracionet e vërteta. Për konspiracione ekziston Maniakë të Konspiracioneve, e për filmat me konspiracione për një tren që udhëton anembanë botës, i quajtur “Snowpiercer,” ku pasagjerët janë të ndarë me klasa, të…










