• Playing with Fire (2019)

    Kur shpëtojnë tre fëmijë nga një zjarr në pyll, tre zjarrfikësit duhet të kujdesen për fëmijët deri të vijnë prindërit a kujdestarët e tyre. Derisa presin këta, ata duhet të bëjnë të përshtatshme për fëmijë zyrat e zjarrfikësve, që nuk janë fare të përshtatshme për fëmijë. John Cena, vjen në rolin kryesor si udhëheqës i…

  • Nonnas (2025)

    Nonnas (2025)

    Janë të pakrahasueshme kujtimet fëmijërore që i kemi nga gatimet e atyre që na kanë rritur, e që na kanë mësuar të gatuajmë. Gjithmonë provojmë të gjejmë atë shijen unike, shijen e gatimeve të prindërve tanë në përgatitjet tona, ndonëse sado që mundohemi kjo mbetet si një moment i ngujuar në të kaluarën tonë, të…

  • Snow White (2025)

    Snow White (2025)

    Filmi që ka bërë shumë bujë, në vete nuk është plotësisht i keq. Nejse, e vetmja gjë pozitive nga ky film është aktrimi i Rachel Zegler, e cila në rolin e princeshës është e vetmja që ka vesh e zë për muzikë. Këtë e ka dëshmuar edhe në filmat e kaluar. Filmi është i panevojshëm.…

  • Doctor Strange (2016)

    Kur fillon të shikosh një film të Marvel, nuk pret të lodhësh trurin aq shumë sepse vetë ky univers e këta filma janë të bërë për çlodhje e argëtim të lehtë! Te Doctor Strange, fillimi duket të jetë i tillë, por veç sa shkon e komplikohet, si ngjarja ashtu edhe karakteret, të cilat ndonëse prezantohen…

  • Girl, Interrupted (1999)

    Kërkush nuk i jep zor me të ndihmu si ata që nuk i ka ndihmu kërkosh kur kanë pas nevojë ma së shumti! E më së shumti nga këta janë ata që kemi pasur përvojë me shëndet mendor, nga ankthi e depresioni, deri te disa dukuri më të rënda që përshkruhen në njërin nga filmat…

  • The Empire Strikes Back (1980)

    Tri vite pas “shpresës së re,” Perandoria fillon përndjekjen e rebelëve anembanë galaktikës. Në përputhje me titullin, filmit i dytë në sagën e Star Wars sjell njërën nga kryeveprat kinematografike të bëra ndonjëherë. Kjo rrjedhë nga gërshetimi i pjesës superiore teknike që është një kënaqësi vizuale për të gjithë dhe historia që di të zhvillohet…

  • Four Lions (2010)

    Four Lions (2010)

    Bajagi peshë e madhe osht me pas emrin Luan. Aq e madhe sa të çon pesh’ kanihere. Të “çum peshë,” janë edhe katër myslimanë të radikalizuar që jetojnë në Shefilld të Anglisë, tre nga ta pakistanezë, të cilët ëndërr e kanë të bëhen bombardues vetëvrasës! Filmi është komedi, edhe nuk e di kur kam qeshë…

  • Blockers (2018)

    Blockers (2018)

    Pas skenarit të tre filmave “Pitch Perfect,” Kay Cannon kalon mbrapa kamerës si regjisore e filmit “Blockers.” Filmi tregon historinë e tre prindërve të vetëm të cilët kur zbulojnë planin që kanë të bijat e tyre për mbrëmjen e maturës, vendosin të bëjnë çmos që ta parandalojnë atë në mënyrë sa më të pavërejtur. E…

  • Death of a Unicorn (2025)

    Babë e bijë do të kalojnë fundjavën në vilën malore të shefit të babait. Rrugës për aty, ata do të ndeshen me një njëbrirësh, të cilin e marrin me vete pas aksidentit. Me të ra në kontakt me të, e bija që portretizohet nga Jenna Ortega vëren disa ndryshime të magjishme falë njëbrirëshit. Kur kupton…

  • Another Simple Favor (2025)

    Pesë vite pas ngjarjeve në filmin e parë, Stefania tash është një shkrimtare e famshme falë miqësisë së saj me Emilinë, tashmë të burgosur për ngjarjet në filmin e parë. Për dallim prej “Simple Favor,” ky film fillon më vrullshëm kur Emilia e befason Stefaninë në një ngjarje promocionale të librit, ku e njofton me…