Nganjëherë arti është më i thellë se vetë jeta, realizmi, duke vënë në lajthitje ata që fiktiven e konsiderojnë si të kotë dhe rrjedhimisht mbesin të rrethuar nga ajo që e shohin si reale duke shthurur edhe imagjinatën e fundit për të mos i lënë hapësirë artistëve nga Dostojevski deri te Çaplini. Ashiqare si parodi…
Edhe zanatet e këqija lypin përvojë! Të papërvojë, Soni dhe shokët e tij Sali dhe Stivi vendosin të vjedhin bankën një pasdite përvëluese vere. Pa plan, ata shkojnë në bankë pasi janë transferuar qarkullimi i ditës dhe krejt çfarë marrin janë 1000 dollarë, por edhe gjatë këtij procesi, ata dështojnë duke lëshuar vetë alarmin, dhe…
Shpeshherë, kur shikoj dokumentar a film lufte, apo edhe kur luajmë Age of Empires, përballem me atë pyetjen se çfarë e bind njeriun të shkojë në një betejë lufte, kur dihet se dikush do të vdesë, shumica bile. A është shpresa që ai s’do të jetë në mesin e atyre që do të bien, apo…
Kur del në pension, një boksier me prejardhje irlandeze lë Amerikën për t’u kthyer në vendlindje, me qëllim që të blejë fermën e familjes së tij. Me t’u kthyer në Irlandë, Shani takohet me një flokëkuqe, Meri-Kejt. Vëllai i saj, Uilli, gjithashtu është i interesuar të blejë fermën e familjes së Shanit. Rivaliteti i tyre…
Si introvert, goxha kënaqësi ndiej kur disa recensime si ky kalojnë pa u parë nga njeri, ashtu sikur edhe filmi. Ideja megalomane se mbeten si xhevahir për t’u zbuluar dikur, e kënaqësia që ndien lexuesi i vetëm që ka vendosur të shohë këtë film, është inspirim për të shkruar edhe më shumë për këso filma.…
Duket se çdo recensim për filmat e Hitchcock fillon me “njëri ndër filmat më të nënvlerësuar…” Kjo e Alfred Hitchcock është një karrierë aq e pasur sa edhe kur mendon se ke përfunduar me kryeveprat e tij, gjen tituj si “Shadow of a Doubt” edhe e sheh si të nënvlerësuar. Te “Shadow of a Doubt,”…
Gjatë luftërave napoleonike, Kapiteni Xhek Obria me anijen e tij Befasia ndjek anijen franceze Açeron me qëllim për ta zënë dhe shkatërruar. Krejt kjo ndjekje ndodh larg Britanisë së Madhe dhe Francës, nëpër ujërat e Atlantikut, dhe misioni i Obrit bëhet edhe më i vështirë për shkak se mbetet larg cilësive të anijes franceze. Ajo…
Është një kufi i hollë ndërmjet patriotizmit dhe shovinizmit, dhe shpesh duke provuat të shiten sa më patriotë njerëzit bëhen shovinist. Gjersa shovinisti është dikush që beson se për arsye të paracaktuara është mbi tjerët që janë ndryshe nga ai, fashisti është edhe më i keq. Pos që mendon se është më i miri në…
Brik Pollit, një sportist i suksesshëm gjimnazi, kur thyen këmbën në kërkim të ditëve të tija të lavdisë, i kthehet me të madhe alkoolit. I martuar me Megin tash e sa kohë, të dy janë pa fëmijë, gjersa vëllai i tij, Kupër ka pesë fëmijë me Menë. Të nesërmen, për vizitë vjen Harvi, “baba i…
Gazetaria është një profesion fisnik në mbrojtje të së vërtetës dhe kumtimit të saj te sa më shumë njerëz, njoftimin e tyre me faktet që provojnë të shtypen nga ata që manipulojnë me të vërtetën dhe masat. Fatkeqësisht, te ne kemi pak e shumë pak gazetarë të vërtetë. Kryesisht janë biznesmenë që shtiren si gazetarë…