Category: Filma


  • Emilia Perez (2024)

    Emilia Perez (2024)

    Zoe Saldana ka disa paraqitje fantastike në film ku vetë mban tërë filmin fund e krye. Pos karrierës së bujshme filmike, edhe në serinë e fundit, “Lioness,” së paku në sezonin e parë ka qenë e hatashme. Pos aktrimit, ajo këtu tregon aftësitë e saja edhe në këndim e vallëzim, e në të cilat shfaq…

  • Crazy, Stupid, Love (2011)

    Nga pena e njërit prej emrave më të mirë në film e televizion, Dan Fogelman, vjen njëra nga komeditë më të çmendura, më të marra, më romantike! Që të tria këto, ashtu si titulli, janë të përziera, lëmsh, në këtë film që ka edhe një listë aktorësh që në atë kohë e më pas do…

  • The Matrix (1999)

    The Matrix (1999)

    Diku në Afrikë, për të mësuar rrjetën e milingonave a buburrecëve, kanë derdhur tonelata beton a çimento në vrima për të marrë mostrën se çfarë gjendet nën ne. Nga ato që kanë parë, janë mahnitur me rendin dhe përsosmërinë e “qytetit” të tyre që ka gjithçka që u duhet, ndrequr me një inteligjencë që mahnit…

  • Snowpiercer (2013)

    Snowpiercer (2013)

    Konspiracioni më i madh duhet të jetë që sa më shumë shtypen konspiracionet aq më shumë punohet në zbardhjen e tyre duke harruar konspiracionet e vërteta. Për konspiracione ekziston Maniakë të Konspiracioneve, e për filmat me konspiracione për një tren që udhëton anembanë botës, i quajtur “Snowpiercer,” ku pasagjerët janë të ndarë me klasa, të…

  • Jingle All the Way (1996)

    A e keni parë në filmat e viteve 1950-1960ta në lidhje me “Perëndimin e Egër” sa të lumtura janë familjet që jetojnë në fermë, larg civilizimit? Nuk i pyet askush për sekretin e jetës së lumtur, por të gjithë e dimë – mungesa e fqinjëve. Për shkak të një fqinji të këtillë, me të cilin…

  • Furiosa (2024)

    Furiosa (2024)

    Me gjasë është reagim ndaj ndonjë traume të ngujuar në ndërdije dashuria që kam ndaj filmave apokaliptik. Tekefundit, vetë shija jonë ndaj filmave e objekteve tjera argëtuese është një lloj reagimi edhe kombinim i përjetimeve tona! Derisa Mad Max Fury Road ishte si një garë me automjete ku të ligët ndiqnin ata që supozohej se…

  • Back in Action (2025)

    Back in Action (2025)

    Janari është muaj me filma të rëndë, kryesisht këta që janë për sezonin e shpërblimeve – kanë tema që ju ngarkojnë trurin, edhe për atë viteve të fundit edhe nuk po shikoj aq. Edhe më problem bëhet kur pas sezonit të festave të fundvitit dhe filmave me bollëk, të gjesh diçka të dobishme për të…

  • Despicable Me 4 (2024)

    Despicable Me 4 (2024)

    Pasi vizituam fëmijërinë e Grus te Minionët e fundit, në një mënyrë prapë mbetemi me fëmijërinë e Grus. Te “Despicable Me 4,” armiku i Grus nga fëmijëria detyron atë të ikë dhe të ndërrojë identitetin, bashkë me familjen dhe minionët. Në lagje të re, me emra të rinj, Gru, Lusi, çikat dhe minionët provojnë të…

  • Forgetting Sarah Marshall (2008)

    Realizimi i shumicës së komedive të viteve 2000ta duket si hajgare! Ngjan sikur një grup shokësh janë bërë bashkë dhe kanë vendosur të bëjnë një film. Në këtë rast, Jason Segel, duket se është bërë skenarist veç që të shfaq kalemin e tij në film kinse nga mërzia për ish-të dashurën, yll-filmi, e cila tash…

  • The Fugitive (1993)

    The Fugitive (1993)

    Ky ka qenë ndër filmat drithërues (thriller) që më ka befasuar për të mirë sa nuk e kam pritur. Fund e krye të mbanë të lidhur me ngjarjen dhe karakterin kryesor në misionin e tij për të dëshmuar pafajësinë. E në rolin kryesor, portretizuar nga Harrison Ford, është karakteri i një kirurgu, Riçard Kimbëll, gruaja…