Njëra ndër fytyrat më të bukura në ekran, Daisy-Edgar Jones vjen në rolin e studentes së meteorologjisë, e cila bashkë me disa miq kanë një ide për të ulur fuqinë e uraganeve. Plani i tyre jonkonvencional nuk funksionon duke përfunduar me pasoja fatale. Pesë vite më vonë, e diplomuar, Kejt (Jones) kontaktohet nga njëri prej…
Në vitet 1990ta, në skenën ku Ilir Shaqiri shante Evropën, Parashqevi Simaku këndonte për lumturinë e fëmijëve, këngë të cilën shpesh e kam shfrytëzuar për të ngacmuar fansat e një ekipi të vegjlish. Me të njëjtin shkas, një oqean më larg, Skot Kallvin synon të festojë Krishtlindjet me të birin, ndonëse ish-gruaja e tij mendon…
Në epokën e On^yF%ns ku fitojnë më shumë se sa në punë të shtetit në Kosovë, një film me një eskortë/stripere në rolin kryesor sigurisht që do të merrte vëmendjen e opinionit. Sepse, qysh ia bën moderatori i Logjikonomisë mysafirëve në emisionin e fundit, të gjithë janë “të kalltë,” e sidomos shqiptarët që disi duket…
“Shija” shpesh shihet si një mburojë që shumica e përdorin për t’ju ikur kritikave për përzgjedhjet e llojeve të argëtimit që konsumojnë. Në mesin e shumë teorive në këtë rrafsh, humori anglez është vetëm për ata që nuk idhnohen, por në fakt nisin dhe zmadhojnë shakatë që bëhen me ta. Ma thjesht “nëse nuk kesh…
Deadpool bën sa krejt superheronjtë tjerë të Marvel, dhe kjo duhet të jetë arsyeja pse ai nuk “përzien” me superheronjtë tjerë. Por, nga kampanjat e Ryan Reynolds nëpër rrjetet sociale për një ribashkim skenik me Hugh Jackman, deri te fillimi i këtij filmi kemi ka kaluar goxha kohë me shumë të panjohura se si do…
A keni parë disa llogari të çifteve në Facebook kur shikoni dhe filloni të hamendësoni nëse njëri nga ta ka probleme serioze me sy? Një çift i tillë janë Seth Rogen dhe Katherine Heigl, të cilët vijnë në karaktere të ndryshme në njërën nga komeditë më të “çoroditura” të viteve 2000ta. Ka qenë një periudhë…
Bazuar në ngjarje të vërtetë, Gerri është një i ri nga Belfasti, me një histori jo të “paqtë” dhe rebele, që përfshinë edhe vjedhje të vogla. Një vjedhje e këtillë ai e bën edhe gjatë vizitës në Londër, në të njëjtën ditë kur një sulm lë të vrarë disa anglezë brenda një lokali. Gerri dhe…
Në njërën nga episodet e Young Sheldon, Dr. Cooperi në fëmijëri nën narracionin e të rriturit na tregon se “neutrinot” nuk bashkëveprojnë dhe janë disi si introvertët, botë në vete. Janë këto neutrinot që fillojnë të ndërveprojnë me grimca tjera e që vazhdojnë me shumë anomali tjera shkencore që i japin jetë filmit të famshëm,…
Në Polin e Veriut, në mesin e shumë elfëve të madhësisë normale, gjendet edhe një gjigant, Badi, emri i të cilit vjen nga pelenat në të cilën gjendet kur del nga thesi i babadimrit. Vite më vonë, kur mëson të vërtetën për prejardhjen e tij, e mbi të gjitha që babai i tij i vërtetë…
Netflixi të jep jetëëëë! Në stilin e pijes së njohur energjetike, Lindsay Lohan mund të bënte një promocion për Netflixin, që shumë thjesht, i ka ngjallë karrierën dhe vet jetën. Prej se ka filluar të xhirojë filma për Netflix, duket sikur aktorja që ka shënuar fëmijërinë e shumë gjeneratave ka rikthyer karrierën në binarë. Dhe…