Category: Filma


  • Fred Claus (2007)

    Fred Claus (2007)

    Vëllai i babadimrit është lënë të sorollatet në Nju Jork duke bërë lloj-lloj pune derisa babadimri shijon jetën në Arktik. Larg nga atje, filmi i David Dobkin, me skenar të Dan Fogelman përqendrohet në jetën e Fredit, vëllait të Nikut. Kur has në telashe, Fredi në pamundësi për të paguar lirimin, i kërkon ndihmë vëllait…

  • Wolfs (2024)

    Wolfs (2024)

    Dy yjet e “Oqeanit,” shoqëria e të cilëve i jep jetë atyre filmave, kthehen në diçka “më serioze” edhe një herë pas më shumë se 15 vite në skenë bashkë. Supozoj se puna e Jon Watts, i cili ka bërë Spider-Manët e fundit, duhet të ketë qenë e lehtë marrë parasysh sa natyrale duken dialogët…

  • The Fall Guy (2024)

    The Fall Guy (2024)

    Shumë e kam mërzi të shoh prapaskenat e filmave, mënyrën si realizohen, e edhe lajme a informata për këtë proces. Sidomos tash me “gjelbërimin.” Mendoj se kjo i humb magjinë filmit si vepër arti dhe është një ndër arsyet që kam urryer të bëj film ndonjëherë! Kjo përfshin edhe ata që xhirojnë skenat e rrezikshme…

  • Emilia Perez (2024)

    Emilia Perez (2024)

    Zoe Saldana ka disa paraqitje fantastike në film ku vetë mban tërë filmin fund e krye. Pos karrierës së bujshme filmike, edhe në serinë e fundit, “Lioness,” së paku në sezonin e parë ka qenë e hatashme. Pos aktrimit, ajo këtu tregon aftësitë e saja edhe në këndim e vallëzim, e në të cilat shfaq…

  • Crazy, Stupid, Love (2011)

    Nga pena e njërit prej emrave më të mirë në film e televizion, Dan Fogelman, vjen njëra nga komeditë më të çmendura, më të marra, më romantike! Që të tria këto, ashtu si titulli, janë të përziera, lëmsh, në këtë film që ka edhe një listë aktorësh që në atë kohë e më pas do…

  • The Matrix (1999)

    The Matrix (1999)

    Diku në Afrikë, për të mësuar rrjetën e milingonave a buburrecëve, kanë derdhur tonelata beton a çimento në vrima për të marrë mostrën se çfarë gjendet nën ne. Nga ato që kanë parë, janë mahnitur me rendin dhe përsosmërinë e “qytetit” të tyre që ka gjithçka që u duhet, ndrequr me një inteligjencë që mahnit…

  • Snowpiercer (2013)

    Snowpiercer (2013)

    Konspiracioni më i madh duhet të jetë që sa më shumë shtypen konspiracionet aq më shumë punohet në zbardhjen e tyre duke harruar konspiracionet e vërteta. Për konspiracione ekziston Maniakë të Konspiracioneve, e për filmat me konspiracione për një tren që udhëton anembanë botës, i quajtur “Snowpiercer,” ku pasagjerët janë të ndarë me klasa, të…

  • Jingle All the Way (1996)

    A e keni parë në filmat e viteve 1950-1960ta në lidhje me “Perëndimin e Egër” sa të lumtura janë familjet që jetojnë në fermë, larg civilizimit? Nuk i pyet askush për sekretin e jetës së lumtur, por të gjithë e dimë – mungesa e fqinjëve. Për shkak të një fqinji të këtillë, me të cilin…

  • Furiosa (2024)

    Furiosa (2024)

    Me gjasë është reagim ndaj ndonjë traume të ngujuar në ndërdije dashuria që kam ndaj filmave apokaliptik. Tekefundit, vetë shija jonë ndaj filmave e objekteve tjera argëtuese është një lloj reagimi edhe kombinim i përjetimeve tona! Derisa Mad Max Fury Road ishte si një garë me automjete ku të ligët ndiqnin ata që supozohej se…

  • Back in Action (2025)

    Back in Action (2025)

    Janari është muaj me filma të rëndë, kryesisht këta që janë për sezonin e shpërblimeve – kanë tema që ju ngarkojnë trurin, edhe për atë viteve të fundit edhe nuk po shikoj aq. Edhe më problem bëhet kur pas sezonit të festave të fundvitit dhe filmave me bollëk, të gjesh diçka të dobishme për të…