Secili film e ka kohën e vet, e edhe ky version i “Cleopatrës,” i dyti nga Cecil B. DeMille e ka pasur kohën e tij, dhe atëherë, në kohën e shfaqjes ka qenë më i shikuari në Amerikë. Por, sot, pas gjithë adaptimeve filmike e televizive për mbretëreshën e njohur të Egjiptit antik, ky film…
Filmi i katërt Kung Fu Panda humb magjinë, edhe sikur shërben si dëshmi që nuk është dashur të bëhet, aq më pak me krejt kushtet dhe rrethanat që kanë paraprirë atë. Ulje e buxhetit, paqartësi rreth formatit, dhe ajo që nuk më ka pëlqyer fare – shtimi i zërave të rinj vetëm e vetëm që…
Një vajzë me pasion hortikulturën dhe mbrojtëse e ambientit, Bronte, jeton në Nju Jork, por ende nuk ka apartamentin e saj të preferuar – me kopsht dhe serë. Një djalë francez, me pasion për kompozimin, por që punon si kamerier, Xhorxhi, ka nevojë për një vizë, më saktë “green card,” që të qëndrojë dhe të…
Filmi të prishë, me plot kuptimin e fjalës, dhe pastaj janë disa filma të prishtë! “American Pie” është në skaj, në qosh të asaj që mund të konsiderohej si normale në ekran, duke mbetur në një vijë të hollë kundër asaj që nuk lejohet as në ekranin e kinemasë! Po të ishin vetëm pjesët me…
Tre filma më vonë, katërshja legjendare ribashkohet për të prodhuar një film të frikshëm që të kujton dyshen origjinale, duke injoruar çdo kufij dhe gjithçka që mund të konsiderohej “ofenduese” për gjeneratat e reja të politikave të korrektësisë. Ngjarja zhvillohet 26 vite pas krimeve të Ghostface, dhe katërshja origjinale, Sindi, Brenda, Shorti, dhe Rej bashkojnë…
Në vitet e zymta të ‘90tave, kur shumica prej neve kemi pasur vetëm një pajisje që ka shfaqur fotografi lëvizëse në shtëpi, kryesisht në gjuhë të fqinjëve dhe me vetëm 4-5 opsione, Cirque du Soleil dhe Fort Boyard kanë qenë dy nga emisionet më atraktive në atë kutinë e vogël. Cirku gjithmonë ka shërbyer si…
Historia e Posë vazhdon, dhe zhvillimi i kësaj historie ka njëfarë substance, kuptimi në vete, derisa ruan origjinalitetin dhe bukurinë që ka sjellë në dy filmat e parë. Përgjegjësitë e Po vetëm sa vazhdojnë të rriten, e edhe rrethi i tij. Me pozitën e tij të re, ai niset në një mision të ri për…
Në atë që mund të shihet, por që nuk është, versioni femëror i “Dead Poets Society,” Julia Roberts luan rolin e Katerinës, një mësues e historisë së artit, e cila në vitin 1953 merr detyrën e ligjërueses në një kolegj prestigjioz, konservativ, të vajzave në Masaçusets. Me të ardhur në detyrën e saj të re,…
Gjërat e thjeshta shpeshherë komplikohen pa nevojë. Dhe kur këto bëhen me skenar e regji të vëllezërve Joel e Ethan Coen, atëherë shtjellohen aq mrekullueshëm sa që bëhen filma goxha të mirë, argëtues, që nuk të lënë të kotesh duke i shikuar, pavarësisht sa përzihen punët. Historia fillon me Koksin, një analist pijanec që punon…