Tag: filma


  • Conclave (2024)

    Conclave (2024)

    Gjithmonë më zgjojnë kureshtjen besimet e njerëzve në hyjninë, ajo lidhja spirituale që kultivojnë dhe mbështeten përgjatë jetës së tyre, pavarësisht thellësisë që ka ky emocion për ta. Ngjashëm edhe procedurat e zgjedhjes së papës, të cilat nuk më kujtohet të kenë ardhur më parë në një film artistik si “Conclave,” shtjellohen në detaje. Që…

  • Lord of the Rings: The Return of the King (2003)

    Trilogjia e Peter Jackson për “Middle-Earth” është ndër koleksionet më të mira në histori të filmit. Në “Kthimin e Mbretit,” për 4 orë e 23 minuta në versionin e zgjatur të filmit, çdo gjë fillon dhe mbaron me fundin e merituar, nga skena e parë e peshkimit të unazës deri në momentet e fundit para…

  • Serendipity (2001)

    Serendipity (2001)

    Nafaka është send i çuditshëm. E populli thotë që “nafakën duhet me njekë, qysh ta shtysh ti, qashtu livrit.” Me këtë nuk pajtohen Sara dhe Xhonathani kur ndeshen te një palë dorëza që duan t’i blejnë të dy. Joshja momentale, përkundër që janë në lidhje me persona tjerë, i shtynë të hanë desert ku Sara…

  • My Best Friend’s Wedding (1997)

    Gjithmonë e them se 28 është mosha më e mirë në jetë, periudhë që zgjat deri në 32 vjeç, ku fillon të mendosh “më thellë” për jetën. Pak para se të mbush 28 vjeç, Xhuliana – kritike ushqimi, që është e vetmja gjë më e mirë se kritik filmi – merr një telefonatë nga miku…

  • Sense and Sensibility (1995)

    Është ironike që ngjarjet e shtjelluara në veprat e Jane Austen shpesh portretizojnë pozitën e gruas në shoqërinë e Anglisë së shekullit XVIII gati në të njëjtën pozitën me gruan shqiptare sot, 200 vite më vonë, e nganjëherë edhe në pozitë më të mirë se sot. Ndër këto histori është ajo në veprën “Sense and…

  • Love Hard (2021)

    Love Hard (2021)

    Qysh thonë pleqtë, “deri në 25 vjeç martohesh vetë, deri në 30 vjeç të martojnë shoqëria, mbi 30 vjeç veç mësiti.” Rolin e mësitit në këto ditë e kanë marr aplikacionet, duke ndryshuar nga “familje e mirë, djalë i zoti, shkrun për filma,” në “swipe left.” Katerina Petrova, për dikë Elena Gilbert, e për krejt…

  • The Iron Claw (2023)

    The Iron Claw (2023)

    Është në gjenetikën e çdo njeriu që të provojë të kënaqë paraardhësit e tij, ose t’ua kalojë atyre, varësisht nga relacionet familjare që kanë me prindërit. Kështu është edhe historia e familjes Von Erichs, me të atin një mundës profesionist i suksesshëm në Amerikën e viteve 1970ta, suksesin e të cilit duan ta kalojnë dy…

  • The Gorge (2025)

    The Gorge (2025)

    Me përvojë të madhe, dy snajperistë elitarë në kënde të kundërta të globit marrin mision të ngjashëm, ku duhet të udhëtojnë në një vend sekret ku duhet të ruajnë një grykë të thellë nga anë të kundërta, për një vit, pa asnjë kontakt me botën. Por, Levi dhe Drasa fillojnë të komunikojnë nga largësia me…

  • Wicked (2024)

    Wicked (2024)

    Aq film bërllok që as s’po di nga t’ia filloj! Diqysh është vështirë të besosh në evolucion kur e mendon faktin që Ariana Grande ende vazhdon të ketë hapësirë në filma kur ajo është dashur të përfundonte karrierën qysh me Victorious! Tash, kur i sheh gjithë ato lëvdata për filmin dhe aktrimin dhe gjithçka që…

  • One Day (2011)

    One Day (2011)

    Jo, jo, qysh ja bën edhe Dr. Seuss te “ve të gjelbra me proshutë,” njëjtë edhe unë refuzoj këtë film, e gjithçka që ka të bëjë me këtë film në çdo mënyrë të mundshme! Bazuar në novelën me të njëjtën emër, “One Day” sjell Deksterin dhe Emën, të cilët takohen më 15 korrik, pas diplomimit.…