Tag: filma


  • The Best Years of Our Lives (1946)

    Filmat për përvojat e pasluftës të luftëtarëve amerikan gjithnjë kanë qenë prezent. Dorën në zemër ka pasur tema të mjaftueshme për këta lloj filmash, por shumica kanë qenë të koncentruar në zhvillimin e luftës. ‘The Hurt Locker’ e ‘American Sniper’ janë të fundit që merren me jetën e luftëtarëve në paqen vijuese, por përfshin edhe…

  • Around the World in Eighty Days (1956)

    Kur e përmendim filmin ‘Rreth botës për tetëdhjetë ditë’ sigurisht që mendja menjëherë na shkon tek filmi i vitit 2004 me Steve Coogan e Jackie Chan në rolet kryesore, i cili disi është ‘The Italian Job’ i RTV21. Gati gjysmë shekulli më parë, dhe 83 vite pas librit të famshëm të Jules Vergne, Michael Anderson…

  • Mufasa (2024)

    Mufasa (2024)

    Pas lindjes së bijës së tyre, Kiarës, Simba dhe Nala shkojnë në kërkim të një vendi të përshtatshëm për lindjen e luanit të dytë! Kiara u mbetet Timonit dhe Pumbës, e me ardhjen e Rafikit fillon edhe tema e filmit – historia e gjyshit të Kiarës, Mufasës, që nga ditë e fëmijërisë, të cilën histori…

  • Freelance (2023)

    Një ish-pjesëtar i forcave speciale ameriaken, Mejsoni, i plagosur në aksionin për të eliminuar diktatorin e shtetit të Paldonisë në Amerikën Jugore, tash punon si zyrtar ligjor në një firmë lokale. Jeta e kotë, dhe e rehatshme, duket që nuk është për qejfin e tij, dhe në momentin që një ish-koleg i ofron përcjelljen e…

  • Ricky Stanicky (2024)

    Nga gjithçka që ka bërë në jetë John Cena, të qenit i padukshëm ka qenë kryevepra e tij! I padukshëm është edhe Riki Staniki, miku i tre shokëve, të cilin të tre e kanë krijuar për të nxjerrë veten nga situata të zorshme, që nga fëmijëria deri kur janë bërë prindër. Rrena i ka këmbët…

  • Peter Rabbit 2 (2021)

    Ndonëse pa freskinë e filmit të parë, vazhdimi i historisë së Peter Rabbit, tash me Tomasin dhe Benë të martuar, është goxha interesant, ndoshta edhe më i mirë se paraardhësi. Filmi fillon furishëm me dasmën e të dyve dhe çmendurinë e Peterit para se të t’i kthehet realitetit. Është kjo armiqësia që Peteri dhe lepujt…

  • Mickey 17 (2025)

    Mickey 17 (2025)

    Në vitin 2050, Miki i bashkohet një anijeje hapësinore për të kolonizuar një planet të akullt. Në këtë mision, Miki përzgjidhet si pjesë e skuadrës për punë të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë me vdekje, por “e mira” e kësaj është që çdo herë që vdes Miki, një klon i ri do të zë vendin…

  • Coney Island (1917)

    Coney Island (1917)

    Çuditërisht ka qenë ky film i shkurtër me Roscoe Fatty Arbuckle që më ka shtyrë të hallakas më shumë për këtë aktor, i cili del të jetë një pionier i filmave bardhë e zi dhe mentor i Keatonit e Chaplinit. Njëkohësisht kam mësuar edhe arsyen pse është lënë në harresë – skandali i përdhunimit. Te…

  • Tropic Thunder (2008)

    Kur e kanë të vështirë t’i futë në rol për shkak të historisë së shthurur që ka kaluar secili nga aktorët kryesorë të cilët duan të ringjallin karrierën me filmin “Tropic Thunder,” producentët vendosin t’i lënë ata në mes të xhunglës, ashtu që aktrimi i tyre të jetë sa më real. Pra është film në…

  • The Sound of Music (1965)

    Zgjoheni në mëngjes, dhe gjëja e parë që dëgjoni janë rrapëllimat e kojshive, boritë e veturave, dhe me të kryer këtë proces të nisjes së “mbarë” të ditës, e gjeni veten të ngujuar në trafik ku çdonjëri provon të shkojë sa më parë në përditshmërinë e kotë të ditës, e nuk ju kujtohet hera e…