Tag: filma


  • Now You See Me, Now You Don’t (2025)

    Gati dhjetë vite pas filmit të dytë, katër kalorësit kthehen edhe për një magji të fundit, në atë që duket të jetë sikur një mbledhje e maturës 10 vite më vonë – asgjë të re por secili provon të tejkalojë tjetrin për aftësitë e tija. Filmi fillon mirë, interesant – janë disa karaktere të reja…

  • Eddie the Eagle (2015)

    Eddie the Eagle (2015)

    Një verë pas Olimpiadës së parë verore që kisha përcjellë si fëmijë, bashkë me fëmijët e mëhallës bëmë atë për të cilën na përqeshnin deri vonë adoleshentët dhe të rinjtë lokalë – organizuam Olimpiadën e mëhallës duke luajtur çfarëdo që mund të luanin disa fëmijë ende pa përjetuar pubertetin! Ishte çmenduri, por prapë, mbetet kujtim…

  • Batman Begins (2005)

    Batman Begins (2005)

    Kur fillon të ndërtosh diçka të madhe për një të ardhme të largët, pakkush e kupton, dhe shpesh përfundon nën hije e produktit final. Trilogjinë e Nolanit për Betmenin mund ta krahasojë me ndërtimin e Arkës së Noas – një projekt i çmendur, por që del të jetë revolucionar, e mund të themi edhe shpëtimtar…

  • Who’s Afraid of Virginia Woolf? (1966)

    I nominuar për pothuajse në çdo kategori për Oskar – 13 nominime dhe 5 fitore – filmi i parë në regji të Mike Nichols është një adaptim i një shfaqje teatrale që përcaktohet në dialogë dhe monologë të katër karaktereve kryesore jeta e të cilëve shkapërderdhet brenda një mbrëmje! Filmi tregon për Martën dhe Xhorxhin,…

  • Cinderella (2015)

    Cinderella (2015)

    Kush tjetër pos Lily James do të përshtatej në rolin e të përhiturës, apo siç i thonë së fundmi hirushes? Dhe filmi i Kenneth Branagh që sjell historinë e hirushes në film artistik në vitin 2015, shfrytëzon bukurinë e saj duke e gërshetuar me efekte vizuale fantastike për ta bërë njërin nga adaptimet e fundit…

  • In Your Dreams (2025)

    In Your Dreams (2025)

    Nga njëri prej artistëve që ka kontribuar në titujt më të mëdhenj të Pixar, Alex Voo, vjen debutimi i tij si regjisor e skenarist, “In Your Dreams,” tash në Netflix. Ky film i animuar ndjek historinë e motrës dhe vëllait, Stiv dhe Eliot, të cilët provojnë të gjejnë rrugën te realizimi i dëshirave të tyre…

  • Weapons (2025)

    Weapons (2025)

    Më në fund një film për vjehrrat, kunatat, e njerkat! Filmi i zhanrit horror, “Wepons” ka një hyrje drithëruese që të tërheq menjëherë në të, sikur të vendos kthetrat dhe të përpinë brenda. Në të njëjtën mënyrë, disa fëmijë, në mes të natës, krahëhapur dalin nga shtëpitë e tyre në drejtim të panjohur. Të zhdukur,…

  • Harry Potter and the Order of Phoenix (2007)

    Qysh në skenën e parë mund të vërejmë se bota e Harri Poterit ka ndryshuar pas ngjarjeve në filmin paraprak. Dhe ky ndryshim, ky boshllëk vërehet me ardhjen e Dadllit dhe pastaj dementorët. Është një shtytje direkt në “luftë,” në atë që na pret përgjatë gjithë këtij filmi, por që kjo është vetëm pika hyrëse,…

  • Superman II (1980)

    Superman II (1980)

    Të paktë janë filmat që tejkalojnë cilësinë e të parit, por gjithmonë mbesin në kujtesë kur kjo ndodh. Kështu është edhe me Superman II, i cili që nga fillimi arrin të krijojë një temë të përshtatshme dhe që lidhet me filmin e parë, e shtjellimi i kësaj historie bëhet për merak duke të mbajtur të…

  • A Walk to Remember (2002)

    A Walk to Remember (2002)

    Nga filmat e bazuar në veprat e Nicholas Sparks, së paku nga ata që kam shikuar, “A Walk to Remember” duhet të jetë më pikëlluesi. Llendoni është djali më i popullarizuar i shkollës, por kur pas një problemi me shokët e tij dënohet me punë ndihmëse në shkollë, ai vëren Xhejmin, një vajzë e ndrojtur.…