Tag: filma


  • Reds (1981)

    Reds (1981)

    Janë disa emra që kanë shumë bujë e famë në Hollywood, por për të cilit është zor të gjejmë një arsyeshmëri mbrapa krejt kësaj zhurme. Njëri ndër ta, Warren Beatty! I njohur si producent, aktor, regjisor, skenarist, pilot, e gjithçka tjetër ekstreme në jetën private dhe profesionale, Warren Beatty mbetet disa nga emrat që çmendin…

  • Project Hail Mary (2026)

    Wall-E, por film artistik, jo i animuar, dhe me Ryan Gosling në rolin kryesor. Nejse, më saktë, mund ta quajmë si një kombinim mes “Passengers” dhe “Wall-E,” me të përfunduar si një film krejt i ri, dhe i mirë. Është viti 2032 dhe Ryan Gosling është një mësues i biologjisë në një shkollë fillore, i…

  • Two Rode Together (1961)

    I bazuar në një novelë që tregon për rrëmbimet e komançëve, filmi “Two Rode Together,” sjell John Ford në një bashkëpunim tjetër me James Stewart, në atë që del të jetë një film i mirë, me tematikë jo të lehtë për t’u trajtuar, pavarësisht në cilën anë të bregut do të vendoseshit. Ngjarja zhvillohet në…

  • The Karate Kid (1984)

    Daniel LaRuso është një fëmijë tinejxher i cili me nënën e tij zhvendoset në një lagje të Los Anxhelosit, ku si çdo fëmijë që vjen në një ambient të ri, has në ngacmime nga vendasit, e në rastin e tij janë banda e doxhos Cobra Kai. Kryesori ndër ta është Xhoni Lorensi, dhe si zakonisht,…

  • Bekçiler Krali (1979)

    Te “Mbreti i policëve,” Kemal Sunal luan ndoshta rolin më domethënës të karrierës së tij si aktor. E kam përmendur në disa recensime të mëparshme se si nënvetëdijshëm disa filma të Kemal Sunal japin një mesazh për shoqërinë turke të asaj bote, duke e luftuar në një mënyrë të butë, indirekte, me të qeshura pasi…

  • Police Academy 4: Citizens on Patrol (1987)

    Edhe një herë forcat policore janë të mbingarkuara dhe me mungesë stafi, por kësaj radhe komandanti Lasard vendos të angazhojë qytetarët vullnetarë për të ndihmuar policinë në detyrat e tyre. “Qytetarët në patrullë,” mbledh civilë të njohur për skuadrën – vjehrrin e Takëllberit, një fëmijë për të cilin kujdesej Hajtauer si dado, dy delinkuentë, dhe…

  • Marriage Italian Style (1964)

    Në martesën italisht, Sophia Loren vjen në rolin e Filumenës, që në pamje të parë, në skenën e parë, është një grua në moshë, e lodhur, e sëmurë, e cila e ka një kërkesë të fundit në këtë jetë. Ajo dëshiron të shkojë nga kjo botë e martuar, dhe atë me biznesmenin, Domenikon, me të…

  • Outcome (2026)

    Outcome (2026)

    Arsyeja pse do të donit të shikonit këtë film është të shihni transformimin e Jonah Hill i cili tash duket krejt ndryshe, jo vetëm për nga pesha. Hill bën edhe regjinë e filmit, e edhe luan rolin e një avokati, agjenti, klienti i të cilit po shantazhohet nga dikush i panjohur me publikimin e një…

  • She Wore a Yellow Ribbon (1949)

    Në versionin amerikan të Erikës (!), John Ford sjell një histori tjetër në lidhje me kalorësinë e ushtrisë amerikane, më saktë, Kapitetnin Nejthën Britëlls, dhe ditët e fundit të tija në detyrë, pak para pensionimit. Në filmin e dytë në “Trilogjinë e Kalorësisë,” John Wayne vjen në një rol më të vjetër se mosha e…

  • Shrek Forever After (2010)

    Vazhdimi i katërt i Shrekut sjell një histori më emocionale nga perspektiva e Shrekut duke u mbështetur në temën e njërit nga filmat më të mirë të bërë ndonjëherë, “It’s a Wonderful Life,” larg historive të princeshave dhe mbretërive. Pak më emocional, pak më serioz, Shreku tash është në kulmin e prindërimit, baba i tre…