Tag: filma


  • Ocean’s Twelve (2004)

    Ocean’s Twelve (2004)

    Aq i mirë ishte filmi i parë për skuadrën e Oshënit sa që nevojitej të mblidhej e dyta. Porse ishte një problem – nuk kishin mbetur më kazino për t’u vjedhur në Amerikë. Më saktë, nuk kishte mbetur më hapësirë që Deni Oshën dhe 11shja e tij të vidhnin nëpër Amerikë. Kjo nga fakti se…

  • Judgment at Nuremberg (1961)

    Pas filmit të vitit të kaluar në lidhje me gjykimet e Nyrnbergut, këtij filmi paksa i ka humbur madhështia, dhe arsyeja e vetme është niveli i krimeve me të cilat përballen të akuzuarit. Në bankën e të akuzuarve janë katër gjyqtarë dhe prokurorë të regjimit gjerman të cilët përballen me akuzat për sterilizim, politika të…

  • Charade (1963)

    Charade (1963)

    Dhjetë vite pasi shëtiste Romën si princeshë sekrete, Audrey Hepburn tash kthehet në Paris, si përkthyese, por përreth saj është përsëri një mister, ndonëse jo aq i mirëpritur si herën e kaluar. Tek “Charade,” Rexhina është një përkthyese që jeton në Paris, por në fillim të filmit ajo është në pushime në Alpet Franceze. Aty…

  • The Mandalorian and Grogu (2026)

    Askush nuk ka pasur nevojë për këtë film, as edhe Disney, të cilët duke provuar të inkasojnë milionat duket se kanë përfunduar duke humbur milionat. Sezoni i parë ka qenë fantastik i “The Mandalorian,” e edhe tjerët kanë vazhduar të jenë në nivel. Edhe ky film ka mundur të jetë një sezon, ose së paku…

  • Double Indemnity (1944)

    Njëra ndër kryeveprat e Billy Wilderit, dhe pishtarët e zhanrit noir del të jetë edhe filmi edhe me humbjen më të mëdha në Oskar – nga shtatë nominime, asnjë fitore. Kjo është më shumë për shkak të temës që ngërthen në vete. Filmi, inspiruar nga ngjarje e vërtetë, zhvillohet në Los Anxhelosin e viteve 1930ta.…

  • The Game Plan (2007)

    The Game Plan (2007)

    Filmat e hershëm të The Rock kanë qenë më të mirë, ndoshta se nuk ka ditur të aktrojë aq mirë, dhe janë dukur më shumë si reality-show për jetën e tij reale. Te “The Game Plan,” Dwayne Johnson është një kuarterbek i njohur i cili jeton jetën e përkryer të një beqari të stilit të…

  • Bloodsport (1988)

    Bloodsport (1988)

    Filmi më i mirë në karrierën e Jean-Claude Van Damme, padyshim. Nejse, njëri nga filmat më të mirë të tij dhe vetë nën-zhanrit të filmave për artet marciale. Ndikimi i tij është gjigant, jo vetëm në kinematografinë, por edhe krejt botën e arteve marciale, duke inspiruar sa filma të tjerë, edhe më shumë interesim në…

  • Ocean’s Eleven (2001)

    Në vlugun e filmave për vjedhje spektakolare, në fillim të viteve 2000ta, na vjen edhe historia e Deni Oshënit, i cili me t’u liruar nga burgu fillon të përgatitet për t’ju kthyer zanatit të vjetër. Menjëherë ai kontakton Rastin dhe nis të mbledhë skuadrën e tij prej 11 vetave, secili me profesionin e tij të…

  • A Place in the Sun (1951)

    Bazuar në novelën e vitit 1925, “An American Tragedy,” më vonë e kthyer në shfaqje teatrale, dhe inspiruar nga ngjarja e vërtetë e vitit 1906, filmi i vitit 1951 në regji të George Stevens, sjell një dramë goxha të tensionuar nga përditshmëria amerikane e pjesës së parë të shekullit XX. Ngjarja zhvillohet në Kaliforni, ku…

  • Roman Holiday (1953)

    Roman Holiday (1953)

    Në atë që mund të jetë inspirim për filmat e Hallmarkut, Audrey Hepburn shkëlqen si yll mbretëror kur në rolin e një princeshe shëtit kryeqytetet evropiane në udhëtimin e saj bamirësie. Por, me të arritur në Romë, ajo vendos të ikën nga ambasada një natë dhe të përjetojë jetën si një qytetare e thjeshtë, e…