E vetmja anë e mirë e këtij filmi të Woody Allen mund të jetë urrejtja që kanë amerikanët për britanikët, të cilët i shohin si torollakë dhe shtresë snobësh të pavetëdijshëm për realitetin, gjë që i lë të shtypur ndonëse mendojnë se janë shtypësit. Nejse, filmi ka një zhvillim interesant karakteresh, një histori me shumë…
Ky mund të jetë ndër filmat që tejkalojnë pritjet këtë vit. Kristoffer Borgli, i njohur për “Dream Scenario,” ku Nicolas Cage ju del në ëndrra njerëzve, bën regjinë edhe skenarin e këtij filmi që në plan të parë ka Çarlin dhe Emën, dy të rinj të cilët takohen në një kafene nga ideja se po…
Në bashkëpunimin e tyre të fundit uestern, Anthony Mann dhe James Stewart futen në një nën-zhanër të këtij lloji të filmash, që e bën “The Man from Laramie,” të veçantë në shumë aspekte, mbi shumë filma, dhe zhanrin, jo medoemos nga cilësia, sa nga vet ideja e filmit. E ngjarja fillon kur Uilli, një kujdestar…
Sean Anders është njeri i mirë! Si regjisor dhe skenarist i këtij filmi, dhe shumë filmave të tjerë të këndshëm, të ngrohtë, me komedi familjare, këtu ai sjell një histori më personale – adoptimin e tre fëmijëve nën jetën e tij reale. Kështu Piti dhe Elli, një çift “rehat” dhe pa “gajle,” provojnë t’i shesin…
Sigurisht, ne nuk mund të flasim në favor të këtij filmi përderisa nuk veçojmë historinë tonë të fundit karshi luftërave simotra në sytë e popullit amerikan. Por, mund të personalizojmë këtë histori shumë mirë kur kujtojmë të gjithë ata që në luftën tonë kanë humbur gjërat më të vlefshme, shqisat, gjymtyrët, e edhe më të…
Filmi i parë për Super Marion ka qenë i mirë. Ky disi duket më i shpërndarë, më i humbur, më i zgjeruar. Qysh në fillim, Mario, Luigji, dhe kompania nga Mbretëria e Kërpudhave tërhiqen në një aventurë hapësinore, dhe kështu fillon eksplorimi i galaktikave të reja për vëllezërit dhe kompaninë. Tash, kjo pak si shumë…
Si filmi i fundit në karrierën e John Wayne, “The Shootist” jep një finale të përkryer për legjendën e filmave uestern. Ashtu si duhet, ai vjen në një karakter që përshtatet me krejt ato që ka bërë nëpër filma uestern – John Wayne është JB Buks, një vrasës legjendar, tash në moshë, i cili vjen…
Te vazhdimi i dytë i historisë së Mister Mijagit, ngjarja zhvendoset në Japoni, aty ku mësojmë më shumë për të kaluarën e mësuesit tonë të preferuar, e që njëkohësisht shërben si një ligjëratë shtesë që ka ai për Danielin, dhe për neve si shikues. Filmi fillon me një rikapitullim të antagonistëve dhe finales së filmit…
Janë pak profesione të cilat nuk i ka aktruar Mark Wahlberg në film, dhe njëri nga këto nuk është mësues i shkencës. Këtu, në këtë profesion, karakteri i tij, Elliot Mor, bëhet qendër e historisë sonë kur një dukuri e panjohur, por goxha e frikshme fillon të shtrihet nëpër Nju Jork dhe lëvizë drejt qyteteve…
Me njërën nga skenat më të “çarta” në film, që pas vete ka një histori interesante, filmi i parë për aventurat e Indiana Xhons edhe sot mbetet në kujtime si një fillim i një serie që gjithmonë të mbanë të lidhur me filmin, nga fillimi deri në fund. Është fakti që vazhdimisht gjithçka ndodh, pa…