Category: Filma


  • It Ends with Us (2024) – Recensim

    “Nëse nuk zbret në momentin që e kupton nga autobusi i gabuar, bileta e kthimit, veç çka shtrenjtohet me çdo stacion që mbetet mbrapa.” Në një farë udhëtimi të tillë isha unë me këtë film, (audio)librin në të cilin është i bazuar e kam braktisur për mungesë kohe edhe zhvillim shumë të ngadalshëm të ngjarjes.…

  • Civil War (2024) – Recensim

    Shoqëria mbahet për një fije peri, dhe sa më shumë e më me nxitim që tërhiqet nga njëri fund, rrezikon të këputet. Dhe kur këputet, atëherë rrezikojmë katrahurën e një shoqërie! Kjo ka kthyer Amerikën në një të ardhme të afërt drejt një lufte civile, e cila në këtë film përshkruhet nga sytë e dy…

  • The Bikeriders (2023)

    Pse çikat e mira i duan djemtë e këqij, dhe pse djemtë e mirë i duan çikat e këqija? “E ndreqi unë,” dhe mania për me ndreq diçka të prishur është në thelbin e qenies dhe universit, e që gjithmonë çalon pas “e prishi unë,” që është mania e të dëshmuarit që e mira është…

  • The Fireman (1916)

    Bie alarmi i zjarrit, dhe të gjithë zjarrfikësit janë të rreshtuar në karrocë, pos shoferit. E shoferi është Charlie Chaplin, i cili nuk e prish gjumin as me krejt fishkëllimat e komandantit e kolegëve. Kur e prishë gjumin, ai e nisë karrocën pa e kuptuar që krejt kjo ka qenë vetëm një test. Që nga…

  • P.S. I Love You (2007)

    Sa ke filluar të jetosh të njëzetat, kokën plotë flokë, mezi pret të dashurohesh përnjëmend, si në filma, edhe të jetosh i lumtur përgjithmonë. E sheh një film, titulli i këndshëm, p.s. të dua, edhe thua, “ah, duhet me kon plot dashni…” Edhe çfarë dashnie!!! Dy gjëra janë të sigurta në këtë jetë: Për të…

  • Ace in the Hole (1951)

    Nuk ka film që pasqyron më mirë skenën “gazetareske” moderne në Kosovë se sa filmi Ace in the Hole, në të cilin hasa derisa po shihja titujt e pakët të mbetur pa shikuar të Billy Wilder. Ashtu siç përshkruhet në titull, filmi flet për një ‘as që ka mbetur në vrimë.’ Asi, apo karta në…

  • In Bruges (2008)

    In Bruges (2008)

    Mendoj që Martin McDonagh ka vizituar Bruzhin, ka rënë në dashuri me të, dhe për t’i treguar tjerëve bukuritë e këtij qyteti ka vendosur të bëj një film që nuk do të duket si një dokumentar turizmi. Për të ‘fshehur’ këtë ai e ka bërë një histori aq tërheqëse në vete sa që të bën…

  • 8 Mile (2002)

    8 Mile (2002)

    “Kush shikon jashtë fle; kush shikon përbrenda zgjohet” – Carl Gustav Jung Në llumin e Detroitit të vitit 1995, ku rruga 8 Mile ndan banorët në bazë të racës, Xhimi Smith ëndërron për rrënimin e këtij kufiri dhe botës që ka për të arritur majat e suksesit në hip-hop. Për të arritur tek ëndrra e…

  • Strangers on a Train (1951)

    Në tren, rrugës për te gruaja e tij nga e cila dëshiron të ndahet, tenisti i njohur Guy takohet me Brunon. Ky e njeh Guy nga gazetat, e edhe e di lidhjen e tij me të bijën e një senatori, Anne. Aty për aty, Bruno e ka një ide që do t’i “rehatonte” të dy.…

  • Oppenheimer (2023)

    Oppenheimer (2023)

    Komunizmi nuk është temë e lehtë për t’u trajtuar para publikut amerikan, e pse jo edhe global! Përgjatë tri orëve, Christopher Nolan provon të mbyllë të gjitha vrimat që do të mund të linin mbrapa gjëra kontroverse, derisa synon të sjellë të gjitha pikat dhe momentet kryesore të jetës së Robert Oppenheimer. Kjo, mendoj që…