Jason Momoa, he bukurosh! Si zakonisht, edhe këtë FF e filloj me atë idenë që Dom dhe familja e tij do të shpëtojnë botën, si gjithmonë në çastet e fundit! Edhe gjithmonë ia dalin sepse “Familja, man”! Po qysh në ‘aksionin’ e parë, Dom dhe familja dështojnë sepse i biri i Hernanit po lyp hak,…
Në nëntë filmat e serisë Fast and Furious kemi pasur shumëllojshmëri të budallallëqeve që s’kanë kurrfarë logjike për një film që pretendon të jetë i realizuar në një ambient aktual! Sigurisht, çmenduria më e madhe është pista e aeroportit Prishtinë-Prizren! Marrë parasysh sa kanë paguar ish-pushtetarët për asfalt, kushedi sa do të kushtonte një aeroport…
Një profesor universiteti joshet nga një vajzë katërmbëdhjetëvjeçare! Në botën e ligjshme moderne ky është krim. (Pos nëse je mik i famshëm i Jeff Epsteinit) Para se të kalojmë te filmi si vepër arti, do të duhej të shqyrtonim temën e veprës dhe moralin që ajo përçon. Dhe vepra si kjo gjithmonë shkaktojnë polemika. Ata…
Njerëzit që provojnë të ju prishin magjinë fëmijëve duhet të dënohen me burg! Thuajse nuk mjafton realiteti i kobshëm i botës së të rritur, “qenefat” i përqeshin fëmijët pse besojnë në botën e tyre të magjishme. Normal, se nuk kanë kqyr filma! Prandaj, edhe ne si fëmijë mund të lidhemi me karakterin e Matildës e…
Woody Harrelson është njëri prej qelave ma të mirë në kinema. Qysh prej Cheers e te True Detective, qasja e tij ‘flaka i daltë’ nëpër filma e seri e bën njërin nga aktorët më sharmant në film. Lum qelat që e kemi! Në filmin ‘Champions’ ai luan një rol që i përshtatet atij – një…
Pse nuk bën m’i pre thonjtë natën?! Se ‘qashtu thojnë’! Shumë gjëra, shumë jetë mbesin rob të besëtytnive, traditës, dhe ideologjive të ndryshme që na imponohen nga lindja. Dhe ashtu, pa ndonjë arsye, apo logjikë, vazhdojnë të barten nëpër gjenerata të cilat nuk guxojnë t’i presin thonjtë natën! Në një fshat provincial francez, në vitin…
Thonë që vdekja është si budalla! Ti vetë nuk vuan sa vuajnë ata përreth! Mirëpo qysh e dimë që kemi vdekur? Shumë e lehtë. Fillon cilado këngë e ABBA-s edhe ti nuk ndien shtytjen të ngrihesh e të vallëzosh ashtu, vetvetiu, në mes të rrugës sepse ABBA është vetë muzika. Edhe muzikën, sado e mirë…
Nuk di a është vetëm gjenerata e jonë që të gjitha kujtimet e fëmijërisë i kanë ose nën frikën e terrorizmit serb, ose me zhurmët e agregateve e vrasjeve të pasluftës, por të lindurit në pjesën e dytë të ‘80tave, nuk jemi ‘bash mirë’! Për neve, që provonim të mbijetonim disi, Tetrisi ka qenë luks.…
Edhe në luftë janë disa rregulla, e lëre më në liri. E liria pa lirinë e të shprehurit është tirani! Keqpërdorimi më i madh i lirisë vjen menjëherë pas përfundimit të luftës për të. Mund të grabitësh, pushtosh, dhunosh, e vrasësh në emër të lirisë, pa tu kërkuar kurrë llogaria për veprat që ke bërë.…
Nëse ka një film që shpërfaqë më së miri gjendjen e sotme të njerëzimit duhet të jetë filmi i Ruben Ostlund, që me plot merita ka fituar Palmën e Artë në Kanë. Nën regji dhe skenar të filmbërësit të famshëm suedez, Trekëndëshi i Pikëllimit në mënyrë goxha të mençur me një realizim perfekt thumbon shtresat…