Category: Filma


  • Çopçuler Krali (1977) – Recensim

    Jeta private e legjendës të filmave komik turq, Kemal Sunal, nuk ka qenë aq e hareshme sa minutat që kanë kaluar shikuesit para ekranit të madh e të vogël. Ndoshta është njëri ndër karakteret e para në film që më ka bërë të qeshi, për dallim nga filmat e Jumurxhakit që më kanë lënë trauma…

  • The Holdovers (2023) – Recensim

    Festat janë vdekje për ata të cilëve u kanë vdekur të afërmit. Sidomos festat e para pa ta. Me kalimin e kohës gjithçka bëhet më e lehtë, ndonëse mallëngjimi për të kaluarën nuk zhduket kurrë. Imagjino vitet para teknologjike, bora deri në gju, i izoluar me vetëm ata që të shohin sytë. Është dhjetori i…

  • Killers of the Flower Moon (2023)

    Është një skenë, në fillim, ku Robert De Niro e pyet Leonardo DiCaprion, “çfarë çika të pëlqejnë?” Edhe Leonardoja, si një ambientalist, fillon i përmend të gjitha racat e kombësitë, duke harruar të përmend -25shin. Pas kësaj, daja/axha Bill i thotë “ta kam gjet ni nuse për qefi.” Me pas qenë film turqisht e kishin…

  • It’s A Wonderful Life (1946)

    Taksirati i zë veç njerëzit e mirë! Ndoshta për këtë fakt kryesisht njerëzit e mirë janë ata që e teprojnë me mendime e brengosje. Sepse në momentin që ndihen rehat, diçka e keqe do të ndodhë. Kështu, një ditë, Billin e zë taksirati. Është e njëjta ditë kur Xhorxh Beilli bën nijet t’i jap fund…

  • Cleopatra (1963)

    Cleopatra (1963)

    Është njëfarë trendi në TikTok që burrat së paku një herë në ditë mendojnë për Perandorinë Romake. Tash, sigurisht ka ditë që mund të harrojmë të mendojmë për Perandorinë Romake, por sado pabesueshëm të duket, mund të garantojë që është e vërtetë, së paku për vete. Dhe kur jemi te Perandoria Romake, duhet të përmendim…

  • Julius Caesar (1953)

    Julius Caesar (1953)

    Pasi mposht Pompein në luftën civile, bashkëvendësit zgjedhin Cezarin konsull për të katërtën herë dhe diktator për jetë… Kështu përshkruhet filmi i realizuar nga Joseph L. Mankiewicz, bazuar pothuajse në tërësi në veprën e William Shakespeare. Rrjedhimisht, filmi përqendrohet më shumë në monologët, sidomos të Brutit e Mark Antonisë, që i japin një nuancë ndryshe…

  • How to Lose a Guy in 10 Days (2003)

    Janë disa çifte që do të doje të shihje se çfarë mrekullie përrallore do të lindte po të vendosnin që të ‘gërshetonin’ gjenet! Aty më së larti duhet të jenë Matthew McConaughey edhe përrallorja Kate Hudson! Benxhamin është një kazanovë i cili për të fituar një kampanjë marketingu vë bast se mund të bëjë një…

  • Good Luck Chuck (2007)

    Good Luck Chuck (2007)

    Çka duan krejt çikat? Të martohen, sipas Stu, i cili është miku më i afërt i Çarlit. Edhe Çarli e ka një dhunti të çuditshme – çdo vajzë që fle me të menjëherë e gjen fatin e jetës. Dhe pasi, sipas Stu, të gjitha vajzat qëllimin kryesor në jetë e kanë martesën, me të dëgjuar…

  • Barbie (2023) – Recensim

    Ma në fund e kuptova pse sa shumë postonin para se të shihnin “Barbie”, po askush nuk jepte një verdikt për filmin! Që nga fillimi i kohës, që nga vajza e parë, ka pasur kukulla! Mirëpo krejt këto kukulla kanë qenë bebe, deri te shfaqja e Barbit! Shfaqet Barbi edhe krejt ato vajza në kohën…

  • Puppy Love (2023)

    Puppy Love (2023)

    Vjen një kohë kur thua ndoshta krejt këtë jetë të mirë, këta filma të mirë duhet t’i ndash me dikë më afër zemrës, dhe jo vetëm njerëz të panjohur në internet! Dhe vendos që është koha të provosh aplikacione ‘msitnish’! Por, nëse je introvert me ankth social që funksionon më së miri kur nuk ka…