Tag: filma


  • The Great Dictator (1940)

    Nganjëherë arti është më i thellë se vetë jeta, realizmi, duke vënë në lajthitje ata që fiktiven e konsiderojnë si të kotë dhe rrjedhimisht mbesin të rrethuar nga ajo që e shohin si reale duke shthurur edhe imagjinatën e fundit për të mos i lënë hapësirë artistëve nga Dostojevski deri te Çaplini. Ashiqare si parodi…

  • Dog Day Afternoon (1975)

    Edhe zanatet e këqija lypin përvojë! Të papërvojë, Soni dhe shokët e tij Sali dhe Stivi vendosin të vjedhin bankën një pasdite përvëluese vere. Pa plan, ata shkojnë në bankë pasi janë transferuar qarkullimi i ditës dhe krejt çfarë marrin janë 1000 dollarë, por edhe gjatë këtij procesi, ata dështojnë duke lëshuar vetë alarmin, dhe…

  • Marty (1955)

    Marty (1955)

    Si introvert, goxha kënaqësi ndiej kur disa recensime si ky kalojnë pa u parë nga njeri, ashtu sikur edhe filmi. Ideja megalomane se mbeten si xhevahir për t’u zbuluar dikur, e kënaqësia që ndien lexuesi i vetëm që ka vendosur të shohë këtë film, është inspirim për të shkruar edhe më shumë për këso filma.…

  • Shadow of a Doubt (1943)

    Duket se çdo recensim për filmat e Hitchcock fillon me “njëri ndër filmat më të nënvlerësuar…” Kjo e Alfred Hitchcock është një karrierë aq e pasur sa edhe kur mendon se ke përfunduar me kryeveprat e tij, gjen tituj si “Shadow of a Doubt” edhe e sheh si të nënvlerësuar. Te “Shadow of a Doubt,”…

  • Është një kufi i hollë ndërmjet patriotizmit dhe shovinizmit, dhe shpesh duke provuat të shiten sa më patriotë njerëzit bëhen shovinist. Gjersa shovinisti është dikush që beson se për arsye të paracaktuara është mbi tjerët që janë ndryshe nga ai, fashisti është edhe më i keq. Pos që mendon se është më i miri në…

  • Cat On a Hot Tin Roof (1958)

    Brik Pollit, një sportist i suksesshëm gjimnazi, kur thyen këmbën në kërkim të ditëve të tija të lavdisë, i kthehet me të madhe alkoolit. I martuar me Megin tash e sa kohë, të dy janë pa fëmijë, gjersa vëllai i tij, Kupër ka pesë fëmijë me Menë. Të nesërmen, për vizitë vjen Harvi, “baba i…

  • High Noon (1952)

    High Noon (1952)

    Kushedi sa shumë bën për njerëzit, i mbron nga e keqja dhe e liga, dhe në fund, kur ke më së shumti nevojë për ndihmën e atyre që i ke mbrojtur e përkrahur më së shumti, mbetesh i vetëm, me shpinën kthyer nga secili për të cilët ke vendosur gjoksin para rrezikut që u kanosej.…

  • Scent of a Woman (1992)

    Dorën e ka pasur të bardhë, si bora, që po ta puthje do të shkrinte buzët tua. Sytë bojëkafe, apo të gjelbër, ndoshta edhe të kaltër, sepse sa herë që e shikoja, humbisja në ta, dhe shihja ëndrrat e mia, nga të cilat më zgjonte vetëm zëri i saj si një ninullë dashurie. E aromën……

  • Gangs of New York (2002)

    Është padrejtësi që ky film shpesh mbetet larg listës së filmave më të mirë të Martin Scorseses. E vetmja anë negative e këtij filmi mund të jetë kohëzgjatja që i afrohet tri orëve, gjatë së cilës kohë do të mund të kishte më shumë hapësirë për historinë e përgjithshme të ngjarjeve që shtjellohen, larg misionit…

  • The Good, the Bad, and  The Ugly (1966)

    Njëra ndër meloditë më të njohura në film, që e bën Ennio Morriconen legjendën që është, tregon më së miri temën e këtij filmi, dhe ndoshta krejt zhanrit. “Shpageta perëndimore,” ngjashëm si filmi që përmbledh historinë e tri personazheve me mbiemra të kundërt, është një kombinim i dy ekstremeve të filmit. Ashtu si kënga që…