Shoqëria mbahet për një fije peri, dhe sa më shumë e më me nxitim që tërhiqet nga njëri fund, rrezikon të këputet. Dhe kur këputet, atëherë rrezikojmë katrahurën e një shoqërie! Kjo ka kthyer Amerikën në një të ardhme të afërt drejt një lufte civile, e cila në këtë film përshkruhet nga sytë e dy…
Bie alarmi i zjarrit, dhe të gjithë zjarrfikësit janë të rreshtuar në karrocë, pos shoferit. E shoferi është Charlie Chaplin, i cili nuk e prish gjumin as me krejt fishkëllimat e komandantit e kolegëve. Kur e prishë gjumin, ai e nisë karrocën pa e kuptuar që krejt kjo ka qenë vetëm një test. Që nga…
Nuk ka film që pasqyron më mirë skenën “gazetareske” moderne në Kosovë se sa filmi Ace in the Hole, në të cilin hasa derisa po shihja titujt e pakët të mbetur pa shikuar të Billy Wilder. Ashtu siç përshkruhet në titull, filmi flet për një ‘as që ka mbetur në vrimë.’ Asi, apo karta në…
Mendoj që Martin McDonagh ka vizituar Bruzhin, ka rënë në dashuri me të, dhe për t’i treguar tjerëve bukuritë e këtij qyteti ka vendosur të bëj një film që nuk do të duket si një dokumentar turizmi. Për të ‘fshehur’ këtë ai e ka bërë një histori aq tërheqëse në vete sa që të bën…
Në tren, rrugës për te gruaja e tij nga e cila dëshiron të ndahet, tenisti i njohur Guy takohet me Brunon. Ky e njeh Guy nga gazetat, e edhe e di lidhjen e tij me të bijën e një senatori, Anne. Aty për aty, Bruno e ka një ide që do t’i “rehatonte” të dy.…
Komunizmi nuk është temë e lehtë për t’u trajtuar para publikut amerikan, e pse jo edhe global! Përgjatë tri orëve, Christopher Nolan provon të mbyllë të gjitha vrimat që do të mund të linin mbrapa gjëra kontroverse, derisa synon të sjellë të gjitha pikat dhe momentet kryesore të jetës së Robert Oppenheimer. Kjo, mendoj që…
Jeta private e legjendës të filmave komik turq, Kemal Sunal, nuk ka qenë aq e hareshme sa minutat që kanë kaluar shikuesit para ekranit të madh e të vogël. Ndoshta është njëri ndër karakteret e para në film që më ka bërë të qeshi, për dallim nga filmat e Jumurxhakit që më kanë lënë trauma…
Festat janë vdekje për ata të cilëve u kanë vdekur të afërmit. Sidomos festat e para pa ta. Me kalimin e kohës gjithçka bëhet më e lehtë, ndonëse mallëngjimi për të kaluarën nuk zhduket kurrë. Imagjino vitet para teknologjike, bora deri në gju, i izoluar me vetëm ata që të shohin sytë. Është dhjetori i…
Është njëfarë trendi në TikTok që burrat së paku një herë në ditë mendojnë për Perandorinë Romake. Tash, sigurisht ka ditë që mund të harrojmë të mendojmë për Perandorinë Romake, por sado pabesueshëm të duket, mund të garantojë që është e vërtetë, së paku për vete. Dhe kur jemi te Perandoria Romake, duhet të përmendim…
Pasi mposht Pompein në luftën civile, bashkëvendësit zgjedhin Cezarin konsull për të katërtën herë dhe diktator për jetë… Kështu përshkruhet filmi i realizuar nga Joseph L. Mankiewicz, bazuar pothuajse në tërësi në veprën e William Shakespeare. Rrjedhimisht, filmi përqendrohet më shumë në monologët, sidomos të Brutit e Mark Antonisë, që i japin një nuancë ndryshe…